Telegrafi

Adriana Matoshi i bashkohet thirrjes për bojkotimin e produkteve serbe

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ka tash e sa kohë që në Kosovë është vënë në lëvizje fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”, e cila fton qytetarët që të bojkotojnë produktet serbe.

Qëllimi i iniciativës është vetëdijesimi i qytetarëve për të zëvendësuar produktet serbe me ato vendore, duke ndihmuar kështu edhe në fuqizimin ekonomik të vendit.

Një iniciativë e tillë është përkrahur edhe nga personalitete të shumta nga fusha e politikës, artit, e të tjera.

E fundit që iu bashkua kësaj thirrje është aktorja dhe deputetja e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo publikoi në InstaStory barkodin 860, që identifikon produktet dhe mallrat serb”.

Matoshi është vetëm një nga emrat e shumtë të përkrahësve që i bashkohen kësaj iniciative, e cila me veprimet aktuale të Serbisë është më shumë se kurrë e qëlluar dhe momenti duhur për vetëdijesim.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Postimi i aktores erdhi vetëm një ditë pas vizitës që anëtarët e “Besa-Besë” zhvilluan në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, ku iniciativën e tyre e shpalosën para ministres Rozeta Hajdari. /Telegrafi/