Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Deri më tani sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosja ka marrë afro 47.85 për qind apo 378,550 vota.
Të drejtën për t’u bërë deputete në legjislaturën e ardhshme duket se e ka fituar edhe aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi.
Në një listë ekskluzive të siguruar nga Telegrafi, nga 56 deputetët e mundshëm që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës, figuron edhe emri i aktores që në këto zgjedhje kandidoi me numrin 60.
Adriana e cila është e njohur për shumë role të suksesshme filmike në kinematografinë vendore, është shprehur se i është futur rrugës së politikës, me shpresën për të kontribuuar për komunitetin artistik.
Lista e deputetëve të mundshëm të LVV-së mund të pësojë ndryshe me numërimin e votave të diasporës dhe atyre me kusht, pasi ende nuk është dhënë një rezultat 100 për qind final. /Telegrafi/