Telegrafi

Adriana Limas i zgjati vetëm pesë ditë romanca me shkrimtarin turk (Foto)

Adriana Lima për disa ditë ishte për pushime në rivierën turke.

Modelja braziliane u pa teksa shoqërohej prej shkrimtarit turk Metin Hara.

Në një jaht të marrë prej dyshes, ta u fotografuan teksa shkëmbyen puthje, transmeton Telegrafi.

Por, kjo del të jetë një romancë e shkurtër pesëditore pasi që Lima tashmë është larguar prej Bodrumit.

Bukuroshja 36-vjeçare është parë në aeroportin e Antalias teksa udhëtonte e vetme për në SHBA.

Adriana ka pohuar se këto ishin pesë ditë fantastike dhe që do ta vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm nëse do t’i premton koha. /Telegrafi/