Adriana Lima për disa ditë ishte për pushime në rivierën turke.
Modelja braziliane u pa teksa shoqërohej prej shkrimtarit turk Metin Hara.
Në një jaht të marrë prej dyshes, ta u fotografuan teksa shkëmbyen puthje, transmeton Telegrafi.
Por, kjo del të jetë një romancë e shkurtër pesëditore pasi që Lima tashmë është larguar prej Bodrumit.
Bukuroshja 36-vjeçare është parë në aeroportin e Antalias teksa udhëtonte e vetme për në SHBA.
Adriana ka pohuar se këto ishin pesë ditë fantastike dhe që do ta vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm nëse do t’i premton koha. /Telegrafi/