Telegrafi

Adriana Lima zbulon se po bëhet nënë për herë të tretë

Adriana Lima njoftoi të premten (18 shkurt) se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

40-vjeçarja e që ka pozuar në “Vogue” u tregua kreative teksa postoi në TikTok dhe ndau lajmin e lumtur me fansat e saj.

Babai i fëmijës së saj është producenti i filmit, Andre Lemmers III, bukuroshja braziliane tashmë ka vajzat Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marko Jaric.

Në videon e re të TikTok, modelja shihet e veshur në të bardha ndërsa mban testin e saj të shtatzënisë, dhe mund të shihet rezultati i cili është pozitiv.

Kujtojmë që Adriana njihet më së shumti si modele e “Victoria’s Secret”, e cila hapi shfaqjen në pesë raste në vitin 2003, 2007, 2008, 2010 dhe 2012, shkruan DailyMail.

Foto: TikTok

Ylli ka punuar gjithashtu për Giorgio Armani, Vera Ëang, Louis Vuitton, Prada, Christian Dior dhe Anna Sui.

Foto: Adriana Lima/TikTok

Ky lajm i mirë vjen pasi Lima shiti rezidencën e saj në Florida për 40 milionë dollarë, duke bërë që të ketë një fitim fantastik pasi bleu pronën në Miami për 9 milionë dollarë në 2010.

Foto: Getty Images

Shtëpia e Gjirit Biscayne – e cila ndodhet në ishullin Indian Creek, me nofkën Bunkeri i Miliarderëve të Amerikës – ka në listë fqinjësh duke përfshirë Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Në zonë është edhe ish-kolegja e saj Gisele Bundchen dhe bashkëshorti i saj Tom Brady.

Foto: Getty Images

Modelja – e cila ka një vlerë neto të raportuar prej 95 milionë dollarësh – është renditur vazhdimisht në mesin e modeleve më të paguara në botë përpara se të tërhiqej nga gjigandi i të brendshmeve në 2018. /Telegrafi/