Telegrafi

Adriana Lima, si arrin të ketë forma perfekte?

Format e bukura dhe të lakueshme janë rezultat i ushtrimit të saj të preferuar që është Copoeira. Ky është një kombinim brazilian i kërcimit, akrobacive muzikore dhe koreografisë. Modelja është besnike e ushqimit të saj të origjinës, atij brazilian. Adriana nuk është vetëm një femër me trup të bronztë sensual, fytyra e saj tërheqëse e bën femrën simbol, ku bukuria dhe eleganca bashkëjetojnë natyrshëm.

Sekreti i fytyrës së saj plot shkëlqim dhe shprehi është se pushon shumë, shmang lodhjen e tepruar dhe konsumon shumë ujë. Lima 25-vjeçare ruan po atë freski që ka pasur, kur sfiloi për herë të parë në moshë shumë të re. Veç pushimit, Adriana rezervon edhe orët e saj sportive.

Dieta e të ushtruarit sillet rreth vendit të origjinës së saj. Tërësisht fanatike Lima ndaj ushqimeve, sportit, kërcimit brazilian. Por si arrin modelja e preferuar e Victoria’s Secrets të mos i dalë asnjë milimetër nga korniza e femrës elegante dhe gjithmonë impresionuese?

Përveç sportit dhe kërcimit, ushqimi i zgjedhur është pjesë e sekretit të saj të bukurisë. Dieta e saj ushqimore quhet zgjedhja e porcioneve të duhura.
Dieta e përditshme që ajo ndjek bazohet te zgjedhja e sasisë së duhur të porcioneve. Konsumo gjithçka, por në sasi të vogël. E mira e kësaj diete është se njeriu nuk ndihet i privuar nga asnjë lloj ushqimi. Kjo lloj diete duhet të jetë e këshilluar nga dietologu që i rekomandon gjithkujt ushqimet, për të cilat ka nevojë. Kështu eliminohen gatimet që nuk kanë asnjë lloj vlere ushqimore.

Njerëzit që zgjedhin këtë dietë kanë mundësi t’i konsumojnë edhe ushqimet me kalori që për disa të tjerë janë të ndaluara. Por kujdes! Gjithmonë në porcione të vogla! /Telegrafi/