Telegrafi

Adriana Lima shkëlqen me paraqitjen në premierën e filmit “Air”

Adriana Lima dukej magjepsëse teksa ndau një puthje romantike me të dashurin e saj, Andre Lemmers, në premierën e “Air” në Los Angeles të hënën mbrëma.

Modelja braziliane, 41-vjeçare, është në lidhje me producentin e filmit që nga viti 2021 dhe dyshja mirëpritën një djalë, Cyan, në gushtin e kaluar.

Ylli mori vëmendje me një fustan të kuq, teksa ecte në tapetin e kuq në Regency Village Theatre.

Foto: Backgrid

Ansambli i zjarrtë u kompletua me makijazh, çantë, thonjë dhe taka të ngjashme si dhe vathë ari.

Lexo po ashtu Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen më të dashuruar se kurrë në premierën e “Air”

Producenti i famshëm kishte veshur një kostum ngjyrë blu të errët dhe nuk mund t’i largonte sytë nga partnerja e tij.

Foto: Backgrid

Cyan është fëmija i tretë i Adrianas pasi ka tashmë dy vajza: Valentina, 12-vjeçe dhe Sienna, 9-vjeçe, që i ndan me ish-burrin e saj, basketbollistin, Marko Jaric.

Adriana njoftoi se ishte shtatzënë përmes TikTok-ut në shkurt 2022 pasi kishte veshur një mantel të bardhë dhe më pas bëri një test pozitiv shtatzënie.

Ajo njihet më së shumti për të qenë një engjëll i “Victoria’s Secret” – dhe u emërua engjëlli ‘më i vlefshëm’ para se të dilte në shfaqjen e saj të fundit në 2018.

Foto: Backgrid

Zeshkania hapi shfaqjen në pesë raste në 2003, 2007, 2008, 2010 dhe 2012.

“Air”, me regji të Ben Affleck, tregon historinë e rritjes së famës së markës së atleteve Air Jordan.

Foto: Backgrid

Ylli gjithashtu ka punuar për Giorgio Armani, Vera Wang, Louis Vuitton, Prada, Christian Dior dhe Anna Sui.

Filmi i ri i mbushur me yje përfshin edhe emra të tjerë si: Jason Bateman, Chris Tucker dhe Viola Davis. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid