Ajo është larguar nga “Victoria Secret” vitin e kaluar, por, Adriana Lima nuk ka harruar akoma që të shfaq ‘engjullin’, pasi e tillë ishte konsideruar.
Modelja 38-vjeçare braziliane dukej e mahnitshme në premierën e “Once Upon a Time”, në Los Anxhelos të hënën.
Ajo vuri në pah figurën e saj trupore në një fustan të shkurtër të kuq, teksa mori të gjithë vëmendjen.
Nga ana tjetër, këtë model të flokëve e realizon thuajse në çdo paraqitje, meqë kështu ishte shfaqur edhe në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë.
Kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjes me afaristin e njohur, Emir Uyar, pas ndarjes nga shkrimtari turk, Metin Hara.
Gjithashtu, Adriana ka qenë fytyrë e shumë markave botërore, ndërsa muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së saj prej modeleje. /Telegrafi/