Site icon Telegrafi

Adriana Lima pozon tërësisht nudo

Adriana Lima/Foto: Instagram

Adriana Lima vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të përfolura dhe jo më kot. 

Bukuroshja, e cila tashmë është larguar nga Victoria’s Secret, është akoma në qendër të vëmendjes.

E njëjta së fundmi ka vënë në shitje librin ‘Angels Limited Edition’, i cili është pjesë e panairit São Paulo Art në Brazil.

“Nga tani e deri në mbylljen e donacionit 100% për çdo libër ‘Angels Limited Edition’ të shitur në p anairin São Paulo Art në Brazil direkt në Ealliance.org/amazonfund (dhe unë personalisht po dhuroj pavarësisht nga shitjet sepse është thjesht për të rëndësishme)”, ka shkruar ndër të tjerash 38-vjeçarja, duke treguar hiret e saj në pozat nudo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Lima

Kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjes me afaristin e njohur, Emir Uyar, pas ndarjes nga shkrimtari turk, Metin Hara.

Adriana po ashtu ka qenë fytyrë e shumë markave botërore, teksa muaj më parë i ka dhënë fund karrierës së saj prej modeleje. /Telegrafi/

Exit mobile version