Site icon Telegrafi

Adriana Lima nuk e harron dot shkrimtarin turk, Hara (Foto)

Adriana Lima është një ndër modelet më të famshme në botën e shoubizit.

Ajo kohë më parë bëri bujë të madhe në lidhje me romancën me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Bukuroshja për pesë ditë gjatë verës qëndroi në rivierën turke të Bodrumit, ku u shoqëruar prej Harës.

Adriana Lima dhe Metin hara në jaht

Megjithëse ditë më parë u pa teksa puthej me Matt Harveyn, duket se braziliania e ka mendjen te turku.

“Do të takojë një ditë. Nuk do të dorëzohem”, ka shkruar Lima në llogarinë personale në Instagram teksa mban në dorë një shirit lëverdhë, ku figuron emri i saj dhe i Metinit.

Lexo po ashtu Adriana Lima në lidhje me shkrimtarin turk, fotografohet në momente 'të nxehta' në jaht me të (Foto)

Ndryshe, Adriana ka pohuar se ato ishin pesë ditë fantastike dhe që do ta vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm nëse do t’i premton koha.

Aktualisht 36-vjeçarja është duke marrë pjesë në projekte të ndryshme të modës duke qenë imazh i markave botërore të veshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version