Adriana Lima kaloi për herë të fundit ka sfiluar në pistën e modës si ‘engjëll’ i Victoria’s Secret.
Pas 20 vjet karrierë në botën e modës, modelja braziliane vendosi të “dalë në pension”.
Mediat e publikuan këtë lajm si fundin e një epoke në botën e modelimit, sepse bukuroshja ishte një nga fytyrat më të njohura të kësaj marke të veshjeve.
Lima u shfaq në një ngjarje në Miami për të cilën zgjodhi një veshje që kurrë nuk i ka dal prej mode, – fustan të zi të kombinuar me një rrip të argjendtë si dhe një palë sandale të zeza.
Flokët i kishte të lidhur pas dhe një buzëkuq të kuq kanë bërë që të shkëlqej bukuroshja 37-vjeçare.
Ndryshe, modelja është nënë e dy vajzave, Valentinës 8-vjeçare dhe 6-vjeçares, Sheena. /Telegrafi/