Site icon Telegrafi

Adriana Lima i dhuron vetes unazë diamanti: Jam e martuar me vetveten (Foto)

Engjëlli i Victoria’s Secret, Adriana Lima, e cila ka kohë që nuk ka një lidhje serioze, ka vendosur që t’ia dhurojë vetes një unazë diamanti.

Për t’i qetësuar thashethemet për ndonjë lidhje eventuale, bukuroshja braziliane ka thënë se “është e martuar me vetveten”.

Lexo po ashtu Adriana Lima me fotosesion tërësisht lakuriq (Video, +18)

“Si është puna me unazën. Është diçka simbolike. Jam lidhur me veten dhe lumturinë time. Jam e martuar me vetveten”, ka shkruar ajo në Instagram.

Bukuroshja ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë vetes (Instagram)

Më tej, Adriana i ka këshilluar femrat që në radhë të parë ta duan veten, ndërsa në fund ka thënë se është një femër e lirë.

Lidhja e fundit e 35-vjeçares ishte me futbollistin amerikan, Julisan Edelman (30 vjeç), me të cilin u nda në fund të këtij viti, ndërsa si arsye e ndarjes është përmendur diferenca në moshë dhe dëshira e bukuroshes për më shumë fëmijë.

Lima ka dy vajza nga martesa e saj e parë dhe e vetme. /Telegrafi/

Exit mobile version