Site icon Telegrafi

‘Adriana Lashes’ me mesazh për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

‘Adriana Lashes’ është përfshirë në fushatën përmes së cilës i kërkohet kompanisë së madhe amerikane, Apple, që t’i vendosë kufijtë e Kosovës në hartën e vet.

Yjet shqiptare me famë ndërkombëtare janë përfshirë në këtë kampanjë, në mënyrë që ta njoftojnë kompaninë e njohur se Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe i ka kufijtë e vet.

Në këtë fushatë është angazhuar edhe Adriana Hasani, pronarja e ‘Adriana Lashes’, e cila njëherësh është kthyer nga Franca, në mënyrë që të angazhohet në vendin e saj.

‘Adriana Lashes’ ka ardhur me një ide origjinale të mbështetjes së fushatës duke përfshirë disa modele, të cilat në forma të ndryshme e kanë hartën e Kosovës në fytyrën e tyre.

Koncepti dhe ideja është e kompanisë kreative reklamuese Wonder, ndërsa për fotografitë është kujdesur Jeton Bylykbashi.

Exit mobile version