Site icon Telegrafi

Adriana Hoxhiq emërohet ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal

Adriana Hoxhiq emërohet ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Adriana Hoxhiq në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i cili e ka vlerësuar ministren e re për kontributin në ‘krijimin e urave të komunikimit ndërmjet komuniteteve’.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Emërimi i Hoxhiq në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, vjen pas shkarkimit të ish ministrit Ivan Teodosijeviq i cili I quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut trillim. /kp/

Exit mobile version