Artisti shqiptar Adrian Paci, është prezantuar në Lubjanë me ekspozitën e tij “Trashëgimia e shpërnguljes”, që u çel në Galerinë TR3.
Ekspozita e tij përfshin një video-art kushtuar përjetimit të imponuar publik të rënies të regjimeve diktatoriale, fotografi dhe punime në pikturë me motive nga Shqipëria.
Autori rikthehet për publikun slloven pas 18 vitesh. Të pranishmit e shumtë, njerëz të artit, profesionistë dhe dashamirës të tij, përfshi edhe përfaqësues të trupit diplomatik u bën pjesë e kësaj ngjarje promovuese të artistit shqiptar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 15 shkurt 2019.