Artisti i mirënjohur shqiptar me qëndrim në Milano, Adrian Paci, prezantohet me ekspozitën personale në “Musée d’art contemporain de Montréal”, në Montreal të Francës.
Ekspozita “The Column” është e hapur për publikun francez nga data 18 korrik deri më 6 gusht 2020.
Eksperiencat dhe përvoja e tij dhe e atyre që janë afër tij, Adrian Paci i vë në dyshim me çështjet sociale dhe politike.
Referuar traditës së artit të tregimit, ai ofron një pasqyrim të historisë kolektive, identitetit, komunitetit, në një kontekst të mërgimit dhe migracionit.
Disa nga veprat e tij adresojnë gjithashtu rolin dhe statusin e artistit në shoqëri, me humor dhe poezi ndonjëherë kaustike. /albinfo/