Telegrafi

Adrian Mutu: Dua Scudetton

Pavarësisht paraqitjeve impresive gjatë viteve të kaluara, fansat e Fiorentinës po shfaqin një pesimizëm për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Melos dhe mosarritjes së asnjë emri të njohur.

“Mendoj se fansat e nënvlerësojnë ekipin dhe unë nuk e kuptoj pse. Përtej emrave të lojtarëve, ky ekip është shumë konkurrues, që në disa vitet e fundit ka qenë në gjendje të sigurojë rezultate të rëndësishme edhe pa Mutu ose Melo. Kjo do të thotë se ekipi nuk varet nga lojtarët individuale, dhe ka një grup të fuqishëm”, ka thënë Mutu.

“Jam i bindur dhe mendoj se do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon. Scudetto? Të gjithë e dëshirojmë atë, por duhet ta ndjekim projektin me qetësi”, ka shtuar sulmuesi rumun.