Ka përmbyllur edicionin e dytë në natën e së mërkurës Festivali Ndërkombëtar i teatrove, “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018”.
Ky edicion ka zgjatur plot shtatë ditë, duke dhuruar për publikun shfaqje nga më të ndryshmet.
Këto shfaqje garuan në këtë festival për çmimet në disa kategori.
Me çmime të shumta u shpërblyen edhe aktorët më të mirë të vendit, ku çmimet kryesore i rrëmbyen artistët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi.
Dyshja në fjalë janë vlerësuar lartë për performancën e tyre në shfaqjen “Holly shit” me regji të Ilir Bokshit.
Kjo është lista e çmimeve në “Prishtina International Theater Festival 2018″:
Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Holly Shit” – Kosova
Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Holly Shit” – Kosova
Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga, “Gratë” – Maqedonia
Çmimi “Best Director” – Ana Bateva, “Pula” – Bullgaria
Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgaria
Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” – Kosova. /Telegrafi/