Telegrafi

Adrian Gaxha në lidhje me bukuroshen Sidorela Dauti

Këngëtari i njohur shqiptar, Adrian Gaxha, ka tash e sa kohë që nuk është më aktiv në muzikë, siç ishte vite më parë.

Kjo për arsye se duket se ka të reja në jetën e tij personale.

Mësohet se ai është në lidhje me një bukuroshe nga Kosova, e cila quhet Sidorela Dauti.

Foto: Sidorela Dauti/Instagram

Çifti janë prej kohësh në lidhje njëri-tjetrit, ndërsa planet për fejesë mes dyshes duket se janë të afërta.

Adriani përveç muzikës është marrë edhe me biznes, dhe aktualisht vazhdon ta ketë fokusin mbi lokalin e tij në Shkup.

Foto: Adrian Gaxha/Instagram

Gaxha nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan së shpejti ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij. /Telegrafi/