Telegrafi

Adrian Gaxha me shpirtin human, ndihmon kafshët! (Video)

Këngëtari Adrian Gaxha ka treguar edhe më parë se është shumë i lidhur me kafshët, madje ka plot tre në shtëpinë e tij.

Megjithatë edhe pse ka gjithë ato kafshë shtëpiake, ai prapë se prapë preket dhe ndikohet shumë, kur sheh gjendjen e mjerueshme të kafshëve të pa mbrojtura të cilat sillen rrugëve.

Së fundmi ai ka publikuar në Instagram një video, ku shihet duke ndihmuar një mace, e cila ka qenë në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

“Vetëm nëse ne e kuptojmë që ato kanë nevojë për kujdes. Vetëm nëse ne bëjmë kujdes dhe i ndihmojmë, ato do të jenë të mbrojtura”, kanë qenë fjalët prekëse të Adrianit.