Adrian Gaxha së bashku me dy djemtë simpatik të labelit të tij, Lindonin dhe Florianin ishin të ftuar në emisionin “Fun Day”.
Artistët folën për planet e tyre muzikore duke paralajmëruar se kjo verë do të jetë shumë e nxehtë me projektet e tyre, duke filluar që këtë muaj me projektin e parë solo të Lindonit, transmeton Telegrafi.
Mes tjerash Adriani u bë pjesë e lojës “Po apo Jo” duke u përgjigjur në disa pyetje ngacmuese.
Zbuloi se kishte vjedhur kur kishte qenë i vogël, kishte kaluar një natë në polici si dhe shumë gjëra të tjera. Por si u përgjigj ai kur u pyet për Luana Vjollcën, me të cilin ishte i lidhur dhe raportet me Flori Mumajesin, me të cilin u përfshi në një sherr, mësoni nga minuta e 33:50./Telegrafi/