Site icon Telegrafi

Adri befason Ilirianën me lule në 13 vjetorin e tyre

Adri dhe Iliriana u bënë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova si çift, e që atëherë kanë qenë nga banorët më të dashur të shtëpisë.

Këta të dy rrallë herë janë përfshirë në debate e zënka, ndonëse kohët e fundit kanë filluar të jenë më aktiv.

Edhe pse ata janë komentuar shpesh për lëvizjet e tyre, duket që çifti dinë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit në çfarëdo lloj situate.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe këtë e dëshmoi Adri, së pari kur Iliriana ishte e mërzitur në dhomën e grimit, ai shkoi dhe kujdesej për të duke e pyetur pse ishte mërzitur, teksa e përqafonte.

Ky nuk ishte momenti i vetëm që Adri u tregua shumë i dashur me Ilirianën, pasi sot (e enjte) ishte përvjetori i tyre.

Adri sigurisht u kujtua që Iliriana të ishte e lumtur në këtë ditë, edhe pse brenda në shtëpi, ai i solli lule duke e befasuar. /Telegrafi/


Exit mobile version