Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka bërë të ditur së sot në Tiranë do te mbahet konferenca me temë “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë – Shqipëri”.
Kjo konferencë do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur.
Konferenca organizohet nga Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Të pranishëm në konferencë do të jenë përfaqësues të dy qeverive, Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të bizneseve.