Site icon Telegrafi

Adoptohet lypsari i vogël që qante për një grua të sëmurë (Foto)

John Thuo nga Nairobi i Kenisë, është adoptuar pasi janë publikuar fotografitë që e shfaqin atë duke qarë para një gruaje të sëmurë.

Lypsari i rrugëve kishte ndaluar para veturës së Gladys Kamande dhe i ka kërkuar lëmoshë, ndërsa më pas e ka pyetur se çfarë i ka tërë ato aparate me vete, transmeton Telegrafi.

Kur ka kuptuar se ajo duhet të mbajë maskë me oksigjen, sepse nuk mund të merrte frymë ndryshe, e se ka përjetuar shtatë dështime në shtatzënësi shkaku i rrahjes nga ish-bashkëshorti, vogëlushi ka nisur të qajë.

Pikëllimi i tij për gruan e panjohur ka qenë aq i madh sa që e ka kaluar ditën duke u lutur për shëndetin e saj.

Ky gjest ka prekur zemrat e të gjithëve, përfshirë edhe Nissu Wambugu që e ka adoptuar dhe i ka paguar shkollimin. /Telegrafi/

Exit mobile version