Site icon Telegrafi

Adonis Ajeti debuton me skuadrën e re

Mbrojtësi shqiptar Adonis Ajeti e ka bërë debutimin e tij me ekipin e ri.

Talenti shqiptar u transferua nga Baseli tek skuadra e Challange League, Wil dhe ka debutuar në barazimin 1:1 ndaj Wohlenit.

Ajeti e nisi këtë takim nga minuta e parë dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes për të qenë i sigurt në disa duele në mbrojtje.

19-vjeçari pas ndeshjes ka shkruar në profilin e tij se është i lumtur me debutimin por jo edhe me rezultatin përfundimtar.

Në këtë sfidë për vendasit u inkuadrua si gjithnjë edhe Gjelbrim Taipi që luajti për gjatë 90 minutave.

Kujtojmë se Adonisi është vëllai i vogël i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti si dhe binjak i Albian Ajetit. /Telegrafi/

Exit mobile version