Derisa siguria në makina po rritet gjithnjë e më shumë, këndi i vdekur vazhdon të jetë i njëjti dhe famëkeq në shumë situata.
Mirëpo, Alaina Gassler është adoleshentja 14-vjeçare nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara, që e ka projektuar një sistem për të monitoruar këtë pjesë, përcjell Telegrafi.
Si pjesë e një konkursi shkollor, ajo ka punuar në zhdukjen e këtij bllokimi, që ia pamundëson shoferëve të shohin nëse e kanë dikë në afërsi.
Në pjesën e jashtme të anës së pasagjerit, është vendosur një kamerë, derisa në tavan është vendosur një sistem projektori, që transmeton në kohë reale, të gjitha pamjet që merren jashtë, nga po e njëjta pjesë.
Ky zbulim që ka bërë adoleshentja, i ka siguruar asaj çmimin e parë në Samueli Foundation Prize si dhe shpërblim prej 25 mijë dollarëve.
Derisa ky sistem është shumë i thjeshtë dhe i punuar me pajisje jo të avancuara teknologjike, një format i njëjtë mund të përdoret nga prodhuesit e mëdhenj, që ta zhvillojnë, për ta bërë këtë monitorim sa më të mirë. /Telegrafi/