Ndonëse ndarja është e vështirë për prindërit, situata është edhe më e vështirë për fëmijët e tyre, paralajmërojnë ekspertët.
Për këtë vendosi të flasë adoleshentja Issey Moloney, e cila postoi një video në TikTok të realitetit të ashpër të jetës së një fëmije të prindërve të shkurorëzuar.
Postimi i saj u bë viral, dhe aktualisht ka 11.6 milionë shikime dhe mbi 38 mijë komente, kryesisht nga fëmijë që vetë kanë prindër të shkurorëzuar dhe e kanë gjetur veten në situatat e përshkruara.
Pikërisht, Issey ka përmendur të gjitha gjërat e pakëndshme që ka kaluar që kur prindërit e saj janë ndarë dhe sipas komenteve të shumta, duket se nuk është e vetmja.
“Gjëja më e keqe është kur më kërkojnë të zgjedh mes dy palëve, është gjithmonë e tmerrshme për mua”, është një nga komentet. /Telegrafi/
@isseypovsWho can relate♬ Home – Edith Whiskers