Një vajzë adoleshente është akuzuar se i ka vënë zjarrin një qendre rinore duke shkaktuar një dëm prej 1 milion dollarësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit u thirrën në pronën e djegur në një lagje në Llandilo, Sidney-n Perëndimor, rreth orës 3.30 pasdite të dielën.
Madje, siç thuhet më tej, u deshën rreth 40 minuta që ekipet e shpëtimit për të shuar zjarrin, i cili përfshiu tërë ndërtesën.
Siç bëhet e ditur, kishte katër persona brenda ndërtesës kur zjarri shpërtheu, por ata arritën të shpëtojnë të padëmtuar.
‘Një vajzë 15-vjeçare u arrestua në vendin e ngjarjes në orën 4:00 të pasdites dhe u dërgua në stacionin e Policisë Penrith’, tha policia në një deklaratë.
Ajo është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Fëmijëve.
Oficerët nga Komanda e Zonës së Policisë Nepean krijuan një vend krimi dhe kanë filluar hetimet. /Telegrafi/