Site icon Telegrafi

Adoleshentja u detyrua të ngrihej prej shtrati, qeni i shtëpisë vazhdimisht ia largonte jorganin (Video)

Ellie Kattering nga Wyoming i Shteteve të Bashkuara, është detyruar të ngrihej prej shtrati, nga Winnie i vogël, që ia largonte vazhdimisht jorganin.

Qeni i shtëpisë ishte i vendosur dhe donte të luante, adaj sa herë që a 15-vjeçarja mbulohej, ai shfrytëzonte putrat për ta zbuluar, transmeton Telegrafi.

“Ky qen nuk pranon përgjigje negative, i vendosur derisa ta bëjë të vetën”, ka thënë Kattering në videon e postuar.

Mësohet se ata të dy janë shumë të afërt dhe kjo skenë qesharake, ndodhë për çdo fundjavë edhe pse adoleshentja dëshiron të fle pak më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version