Telegrafi

Adoleshentja tërheq zvarrë për flokë bashkëmoshataren, ‘shikuesit’ brohorasin (Foto/Video, +18)

Një adoleshente ka rrahur brutalisht një bashkëmoshatare, derisa dhjetëra persona tjerë shikonin ngjarjen dhe aplaudonin pandërprerë.

Në videon e publikuar në internet, shihet një vajzë duke goditur në kokë një vajzë tjetër, të cilën më pas e tërheq zvarrë për flokë nëpër parkun e qytetit anglez Middlesbrough, transmeton Telegrafi.

Viktima e njohur në mediat sociale “Millie”, shihet se si mundohet të mbrohet duke mbuluar me duar fytyrën derisa bashkëmoshatarja vazhdimisht e godet.

Videoja është filmuar më 22 tetor, dhe që nga publikimi në internet është duke bërë xhiro nëpër botë. /Telegrafi/