Adoleshentja dhe njëherit aktiviste Greta Thunberg ka hapur sot samitin e Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për ndryshime klimatike duke fituar kështu vëmendjen e të pranishmëve që brohorisnin.
Ajo me një dozë të nervozizmit ka pyetur liderët botërorë se si kanë guxim ta shkatërrojnë klimën dhe të mos japin llogari për jetët e miliona njerëzve, që vdesin si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.
“Është gjithçka e gabuar. Nuk do të duhej të isha këtu, por në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Por të gjithë ju po vini tek ne duke kërkuar shpresën tek të rinjtë. Si keni guxim? Më keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë me fjalë boshe. Megjithatë, unë jam një nga fatlumet e rralla. Njerëzit vuajnë. Njerëzit vdesin. I tërë ekosistemi është në rishitje. E tëra për çfarë flisni janë paratë dhe ëndrrat për rritje ekonomike. Si keni guxim?” i është drejtuar masës adoleshentja nga Suedia.
Ajo nuk la pa përmendur faktin sesi shkencëtarët kanë parashikuar pasoja ekologjike, edhe përkundër faktit që elita politike pretendon se i kanë “dëgjuar” aktivistët ekologjikë dhe vazhdojnë të mos reagojnë.
Megjithatë ajo ua bëri me dije se nuk dëshiron të besojë se ata janë të ligj. /Telegrafi/
“Right here, right now is where we draw the line. The world is waking up. And change is coming, whether you like it or not.”
My full speech in United Nations General Assembly. #howdareyou https://t.co/eKZXDqTAcP— Greta Thunberg (@GretaThunberg) September 23, 2019