Telegrafi

Adoleshentja i shpëtoi rënies nga lartësia, pas shkëputjes së litarit elastik (Video)

Lëshimi nga platforma e lartë 50 metra që ndodhet në Pekin të Kinës, nuk shkoi si duhet për një të re.

Por, për fat të mirë, pas shkëputjes së litarit elastik, 17-vjeçarja ka rënë në lumë dhe ka shpëtuar, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, duke u frikësuar për fatin e saj, teksa disa janë nisur me not dhe e kanë nxjerrë nga uji.

Pos tronditjes që ka marrë, ajo ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa po bëhen hetime për pajisjen që besohet të ketë qenë shumë e amortizuar. /Telegrafi/