Telegrafi

Adoleshentja shihet duke u grushtuar nga policia amerikane – oficerët thonë se nuk është historia e plotë

Policia e Phoenix po punon për të përcaktuar se si një hetim i veturës së vjedhur dërgoi në goditjen e një adoleshente nga një oficer – dhe gjithçka u kap në kamera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në një kompleks apartamentesh në anën perëndimore të qytetit. Oficerët po hetonin një rast të një veture të vjedhur.

Pamjet e kamerës së trupit të policisë u publikuan të nesërmen. Më vonë, policia tha se vajza nuk ishte brenda veturës së vjedhur, por iu afrua oficerëve dhe refuzoi të qëndronte prapa.

Adoleshentja e identifikuar si 13-vjeçarja, Taylor Thomas dhe kushërira e saj, Charlene Thomas, thonë se po akuzohen gabimisht për sulm ndaj një oficeri dhe duan që departamenti të mbajë përgjegjësi.

Ndërsa familja e adoleshentes po e pyet pse ajo duhej ta godiste me grusht në fytyrë, policia thotë se Taylor ishte paralajmëruar disa herë që të qëndronte prapa.

Ndryshe, policia e Phoenix vijon hetimet për ngjarjen që është filmuar. /Telegrafi/