Një vajzë 14-vjeçare nga qyteti Sttrafordshire në Angli, ka pësuar lëndime të shumta në trup, pasi u përplas për toke, u grushtua dhe u qëllua me shqelma në kokë.
Bethany Gallimore është sulmuar pa asnjë arsye nga një grup femrash, teksa po shkonte në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Ajo ka qenë e paaftë të mbrohej, sepse një femër i ishte ulur në trup, ndërsa të tjerat e godisnin fuqishëm dhe i shkulnin flokët.
Policia ka thënë se ka identifikuar 14 adoleshente, që ishin të përfshira në këtë sulm, ndërsa po vazhdon hetimet rreth rastit.
Në videon e postuar më poshtë, shihen vajzat teksa qeshin dhe përdorin fjalë të ndyta, ndërsa Gallimore bërtet në agoni shkaku i dhimbjeve.
Megjithëse gjendja e saj fizike është stabilizuar, ajo po qëndron ende në shtëpi sepse është ende në shok nga rrahja. /Telegrafi/