Darnella Frazier, adoleshentja që regjistroi vrasjen e George Floyd në Minneapolis vitin e kaluar, mori një citim special të Çmimit Pulitzer të premten.
Videoja, në të cilën ajo regjistroi oficerin e atëhershëm të policisë, Derek Chauvin, duke ia vendosur Floydit gjurin në qafë, qarkulloi gjerësisht në mediet sociale, duke shkaktuar protesta në SHBA mbi dhunën e shkaktuar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Frazier ishte 17 vjeçe kur regjistroi videon.
Bordi i Çmimit Pulitzer tha se Frazier ishte nderuar “që regjistroi me guxim vrasjen e George Floyd”.
Çmimet, të administruara nga Universiteti Kolumbia, njohin raportimin në gazeta, revista dhe në mediet dixhitale.
New York Times mori çmimin për shërbimin publik, i cili zakonisht shihet si çmimi më i lartë i Pulitzerëve. /Telegrafi/