Telegrafi

Adoleshentja që e kishte fobi tualetin, ka vdekur nga kapsllëku

Emily Titterington që besohet se ka vuajtur nga “mbajtja e nevojës”, kishte fobi të shkonte në tualet.

Vajza 16-vjeçare ka kolabuar të shtëpinë e saj në Cornwall të Londrës, ku më pas edhe ka vdekur.

Sipas ekspertëve, asaj i është rritur zorra e trashë aq shumë, sa që i ka bërë presion në gjoks dhe i ka shkaktuar zhvendosjen e organeve.

Mësohet se ajo nuk e ka marrë asnjë tretman shëndetësor për pastrimin nga nevoja, apo terapi tek psikologu për shërimin e fobisë ndaj tualetit. /Telegrafi/