Telegrafi

Adoleshentja përjashtohet nga shkolla për shkak të një bluze, arsyeja është thjesht bizare (Foto/Video)

Një adoleshente nga Shtetet e Bashkuara është suspenduar nga shkolla në Karolinën Veriore, për shkak të një bluze që e kishte veshur.

Kjo vajzë kishte veshur një bluzë me krah të hapur që ia kishte theksuar gjoksin, por ky nuk është arsyetimi i suspendimit të saj, transmeton Telegrafi.

Arsyeja e vërtetë është që bluza “mund të zhvishet me një lëvizje”, më saktë mund të zhvishet me kapjen e saj “për krahu”.

Drejtorit të shkollës kjo nuk i kishte pëlqyer, dhe e kishte detyruar që ta ndërrojë bluzën. Ai i kishte thënë se kishte veshur diçka të papërshtatshme dhe se duhet ta ndërrojë me një tjetër.

Edhe pse kishte veshur pallton e një shoqe, kjo nuk i kishte ndihmuar. Zyrtarët e shkollës i kishin thënë se duhet ta thërras nënën, por pasi që nuk kishte mundur të flasë me të në telefon, ajo është suspenduar nga shkolla.

Çfarë mendoni ju, a mundet kjo bluzë të zhvishet nga trupi me vetëm një lëvizje?