Site icon Telegrafi

Adoleshentja përfitoi 1 milion dollarë, pasi dhjetëra policë e përdorën atë për seks (Foto)

Një prostitute adoleshente, e cila ishte përdorur për seks nga ‘dhjetëra’ oficerë policie kur ishte 16 vjeç, i është dhënë një “dëmshpërblim” prej 989,000 dollarësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jasmin Abuslin, e cila kishte zbuluar se kishte marrëdhënie seksuale me rreth 24 oficerë, ndërsa punonte si prostitutë.

Ajo tha se shumë prej tyre kishin paguar për seks në qytetin e Oakland, California. E kur ajo kërcënoi të zbulonte një oficer, Brendan O’Brien, ai vrau veten.

Megjithatë, ajo ndau informacione rreth takimeve të saj dhe kjo bëri që disa oficerë të humbin vendin e punës nga agjencitë e ndryshme të zbatimit të ligjit.

Ajo e dërgoi çështjen në gjykatë duke kërkuar një “dëmshpërblim” prej 66 milionë dollarësh, por gjykata vendosi që ajo të merrte vetëm “pjesën e saj”.

Rebecca Caplan, këshilltare e Oakland, tha: “Është koha për të paguar dëmshpërblimin dhe për të lejuar këtë grua që të vazhdojë me jetën e saj dhe shërimin e saj, por edhe për Oakland për të rritur dhe ndryshuar kulturën në departamentin e policisë dhe për të ndryshuar mënyrën se si ne rekrutojmë dhe trajnojmë oficerët tanë”.

Polici që vrau veten

Rasti thuhet se u hodh në dritë në vitin 2015 pas vetëvrasjes së oficerit O’Brien, pasi ai la një shënim duke thënë se edhe të tjerët ishin të përfshirë.

Tre zyrtarët që u larguan nga policia

Zyrtarët kishin paguar një dhomë në hotel për Abuslin – e cila nuk punon më si prostitute. Ata gjithashtu i kishin treguar asaj se cilat rajone të prostitucionit monitorohen nga policia në mënyrë që ajo të shmangte monitorimin. Veç këtyre, një nga oficerët kishte seks me të në veturën patrulluese të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version