Në Mançester të Anglisë, një lypëse është sjellë në mënyrë agresive me një adoleshente e cila nuk i jepi para.
Bobbie Vaughn ka qenë duke pushuar me shoqëri, kur i është afruar një grua gjysmë e zhveshur dhe i ka kërkuar 20 funte, transmeton Telegrafi.
Pasi vajza 16-vjeçare refuzon t’i japë para, lypsarja e paidentifikuar i hip sipër duke i bërtitur, ndërsa më pas duke e qëlluar me shqelm në këmbë.
Një kalimtare rasti është afruar dhe i ka dhënë paratë që kërkonte, në mënyrë që të largohet.
“Nuk kuptova se çfarë po më thoshte dhe nuk kisha para me vete. Ajo kishte fytyrë të egërsuar dhe më kërcënoi pa arsye”, ka thënë Vaughn, duke qarë nga frika që ka përjetuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U-3O-YPc7UY