Site icon Telegrafi

Adoleshentja nga Australia deshi të argëtohet paksa në luhatëse, nga lartësia dhe shpejtësia humbi vetëdijen disa herë

Ky është momenti kur një adoleshente humb vetëdijen disa herë, derisa ishte në një luhatëse që lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në Australi.

Queenslander Lily shpërndau videon e saj dhe të mikeshës Ella derisa ishin në luhatëse, transmeton Telegrafi.

Derisa prisnin me frikë të ngjiteshin në 90 metra lartësi, Ella fillon të kaplohet nga paniku, e kur operatori i luhatëses e zbret me shpejtësi ajo mezi arrin të marrë frymë.

Disa sekonda më parë, Ella humb vetëdijen derisa ballafaqohet me efektin e forcës G. E ndryshe nga ajo Lily vazhdimisht kërkonte që luhatësja t’i ngrit edhe më lartë.

Megjithatë, ajo në një moment e kupton se mikesha e saj po humbte vetëdijen. Por shumë komentues kritikuan ashpër adoleshenten.

Ata pretendonin se ajo nuk është dashur ta provojë këtë lloj përvoje, duke ditur se ka frikë nga lartësia dhe shpejtësia e madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version