Site icon Telegrafi

Adoleshentja me mbulesë konkurron për Miss Minesota (Foto/Video)

Vajza 19-vjeçare amerikano-somaleze ka bërë histori duke veshur hixhab gjatë konkursit të bukurisë Miss Minnesota. 

Halima Aden kishte të mbuluar kokën me hixhab dhe burkini gjatë kohës sa vajzat ishin të veshur me rroba banje.

Ajo arriti në top 15-shen e 40 më të mirave të Minesotas e veshur sipas parimeve Islame, transmeton Telegrafi.

Aden ka lindur në një kamp refugjatësh në Kenia dhe u zhvendos në SH.B.A. me nënën e saj Rukia kur ishte shtatë vjeçare.

Tani është studente në Universitetin e St. Cloud dhe shpreson të jetë një ditë ambasadore në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version