Sara Seifert nga Vukovari i Kroacisë ka marrë pjesë në një emision për gjetjen e talenteve, ku ka shfaqur një vallëzim shumë kontrovers.
Fillimisht, 18-vjeçarja ka lëvizur të pasmet duke u sinkronizuar me muzikë, ndërsa më pas ka treguar edhe shkathtësitë e tjera të vallëzimit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse juria dhe shikuesit e konsideruan një paraqitje të pazakontë, babai i saj e mbështeste nga publiku, duke e inkurajuar gjatë tërë kohës.
“Nuk jam profesioniste, por kam mësuar për dy vjet të bëjë twerk nga interneti. Pse të mos më mbështet i ati, ai më ndihmon në çdo aspekt të jetës”, ka thënë Seifert lidhur me rastin.
Paraqitja saj ka ngjallur shumë debate, ngaqë është konsideruar si jo e denjë për atë platformë, ndërsa aspak e përshtatshme të shfaqet para prindit. /Telegrafi/
https://youtu.be/pWkweeint40