Telegrafi

Adoleshentja italiane bëhet hit në rrjetet sociale, tregon sesi në të vërtetë zhvillohet jeta në kështjellën e shekullit të 12-të

Një adoleshente, familja e të cilës jeton në një kështjellë në Itali, është bërë sensacion në platformën e TikTokut, që tregon sesi në të vërtetë zhvillohet jeta atje – nga lidhja e dobët e internetit e deri te temperaturat e ulëta brenda ambienteve ku jeton.

Ludovica Sannazzaro, 19-vjeçe, është rritur në Castello Sannazzaro, kështjellë e shekullit të 12-të në afërsi të Monferrato të Piedmont, rajon ky në veri të Italisë, transmeton Telegrafi.

Studentja e artit që vijon studimet në New York City, i është dashur të rikthehet në Itali gjatë izolimit si rezultat i COVID-19, nga ku filloi të postoj video për jetën në kështjellë.

Kështjella është afro 900 vite e vjetër, dhe i është dorëzuar trashëgimtarëve – pra 28 gjeneratave të kësaj familje.

Ajo u trashëgua nga babai i saj Giuseppe Sannazzaro në vitin 1986 në të cilën u vendosën në vitin 2006.

Kjo kështjellë ka 45 dhoma, 15 të gjumit dhe shtrihet në mbi 6 mijë metra katrorë dhe ka mobile të stilit të shekullit 18 dhe 19. /Telegrafi/

 

@thecastlediaryAnd I never get my packages🎁📦 #castle #italia #foryou♬ love – 🎥