Site icon Telegrafi

Adoleshentja e hendikepuar që i mbijetoi sulmit në Mançester, emocionon jurinë e spektaklit “Britain’s got talent”

Të gjithë ngelën të shokuar dhe trodntiur nga sulmi i një viti më parë që ndodhi në Mançester, gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.

E një nga adoleshentet që i ka mbijetuar këtij sulmi në “Manchester Arena”, së fundmi është rikthyer në qytetin britanik, teksa ka konkurruar në spektaklin e talenteve “Britain’s Got Talent”.

13-vjeçarja Hollie Booth ngeli zemërthyer nga sulmi i një viti më parë, ku për fat të keq kishte humbur hallën e saj, 32-vjeçaren Keylly Breesterin.

Lexo po ashtu Ariana Grande do ta publikojë këngën e re, të parën që nga sulmi vdekjeprurës në koncertin e saj në Mançester

Nata e djeshme e ka gjetur adoleshenten në një performancë fantastike para publikut, ku ka performuar me sukses së bashku me valltarët e grupit “RISE”.

Ndonëse ndodhej në një karrige me rrota, Hollie ka arritur të realizojë me sukses një performancë, kombinuar me artistët tjerë që ndodheshin në skenë.

Adoleshentja ka mbetur e hendikepuar për shkak të dëmtimeve në të dyja këmbët pas atij sulmi, që i shkaktoi edhe një dëmtim të rëndë në nerva.

Deri më tash, 13-vjeçarja i është nënshtruar gjithsej 11 operacioneve, ndërsa parasheh se do t’i nënshtrohet edhe disa të tjerave në të ardhmen, për përmirësimin e gjendjes së saj.

Interpretimi mahnitës i balerinëve në skenë ka lënë të shtangur pjesëtarët e jurisë: Simon Cowell, Amanda Holden, David Walliams dhe Alesha Dixon, të cilët edhe janë emocionuar kur kanë kuptuar historinë trishtuese të adoleshentes. /Telegrafi/

Exit mobile version