Trembëdhjetë vjeçarja Maggie Flannery u infektuar në muajin mars me COVID-19.
Ajo që e bën të veçantë këtë vajzë është se ende nuk është shëruar dhe ka potencial për ta transmetuar virusin , transmeton Telegrafi.
“Në fillim të karantinës, unë isha i sëmurë për pak kohë. Dhe pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe pastaj zbrita përsëri”, tha ajo për CNN.
“Isha shumë më keq herën e dytë. Kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur nuk po mund të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës. Nuk doja të haja”, shtoi ajo.
“I kind of lost hope that I was going to get better. But I've gotten better, and I'm almost completely done with it. So just…keep pushing through it, and it's going to be OK,” says Maggie Flannery, a 13-year-old coronavirus long-hauler who contracted the virus in March. pic.twitter.com/PAkEARRUhi
— CNN News Central (@NewsCentralCNN) October 27, 2020
Flannery është një “transmetuese për një kohë të gjatë”. Këta janë pacientë me COVID-19 që përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht.
Ata kanë lodhje, mialgji, ethe dhe anomali, të tilla si, pamundësia për t’u përqendruar, tha eksperti kryesor i sëmundjes infektive të vendit, mjeku Anthony Fauci.
Ndryshe, llogaritet se më shumë se 657 mijë fëmijë dhe adoleshentë në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar pozitiv që nga 1 tetori, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitalit të Fëmijëve. /Telegrafi/