Telegrafi

Adoleshentja amerikane krenare që duket ndryshe (Foto)

 Zakonisht ngacmime të këtilla shkaktojnë dëmtime të mëdha tek adoleshentet, por në rastin e 19 vjeçare, Ciera Swaringen, ngacmime të tilla shkojnë huq.

Ajo ka një sëmundje të lëkurës, prevalenca e së cilës haset në çdo 500 mijë njerëz. Shkak i kësaj sëmundje në lëkurën e saj gjenden me qindra pika të zeza, transmeton lajmi.net.

Nga këto pika të zeza është e mbuluar rreth dy të tretat e trupit të saj.

Moshatarët e saj e ngacmonin atë vite me radhë për dukjen e saj, duke i thënë se duket “e papastër”, “shko pastrohu” etj., por ajo thotë se është mësuar me trupin e saj dhe e dashuron atë.

Të gjithë ne lindim të veçantë”, thotë ajo.

“Jam krenare që jam ndryshe. Fundi i fundit secili prej nesh është ndryshe. Secili nga ne ka diçka të veçantë, qoftë ajo e jashtme apo e brendshme”, thotë Swaringen për Dailymail.