Djaloshi 17-vjeçar nga Pozuzo i Perusë, ka shkuar në spital me sy të ënjtur, duke menduar se ka infektim, transmeton Telegrafi.
Meqenëse dhimbja nuk i kalonte, mjekët i bënë një fotografim me rrëze X – duke u tmerruar më pas, me atë që panë.
Në vend se t’i heqin parazitin me operacion, ata i janë qasur në një mënyrë mjaft bizare.
Mjekët kanë marrë borzilok dhe ja kanë afruar te syri, në mënyrë që era e gjethes të josh atë për të dalë jashtë.
Me të nxjerrë një pjesë të kokës përjashta, mjekët e kanë kapur krimbin me pinca dhe e kanë larguar në një pjatë metalike.