Telegrafi

Adoleshentin nga Arizona e godet rrufeja, e shpëton “skateboardi” që e kishte në dorë (Foto/Video)

Një nxënës i ka mbijetuar goditjes së rrufesë, pasi për fat në ato momente në dorë mbante një “skateboard”.

Josiah Wiedman, 13-vjeç, u mbrojt nga forca e plotë e fuqisë së energjisë elektrike, pasi korniza e hekurt e “skateboardit” bëri që rryma të shkarkohet në tokë, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti nga El Mirage të Arizonës, po luante së bashku me mikun e tij Javier në parkun e lagjes, kur u goditën nga një stuhi e fortë që më pas pasoi me goditjen e rrufesë.

Një valë energjie u shkarkua mbi të, duke bërë që Josiah që mbante në duar “skateboard” të përfundojë në tokë – ku si pasojë e këtij rrëzimi goditi kokën në trotuar dhe humbi vetëdijen, ndërsa Javier vazhdimisht e thërriste në emër duke menduar se ka vdekur.

Për fat të mirë një burrë i dha ndihmën e parë Josiah të cilin më pas e dërgoi në spitalin e fëmijëve në Phoenix, ku për tri ditë qëndroi në koma.

“E gjitha çfarë mbajë në mend është shpërthimi i një nxehtësie. Po të mos e kisha skateboardin në duar, sigurisht se tani do të isha i vdekur”, ka deklaruar Josiah që vetëm gjashtë muaj më parë e bleu skateboardin që ia shpëtoi jetën. /Telegrafi/