Një video dramatike është publikuar në YouTube, ku shfaqet momenti kur adoleshenti Eduard Salinas shpëtohet në Meksikë.
Ekipet e shpëtimit kishin arritur që në momentet e fundit ta nxjerrin nga uji të riun. Megjithatë kur e kuptoi se dikush i doli në ndihmë, mundohej t’ju tregonte atyre dhe se vëllezërit e tij kanë mbetur në ujë, transmeton Telegrafi.
Por, edhe përkundër tentimeve të shumta, adoleshentët të moshës 15 dhe 18 kanë humbur jetën.
Tre vëllezërit po shëtisnin me një barkë të vogël nëpër qet në afërsi të Mexico City, por ishin dallgët e mëdha që rrokullisën barkën e tyre dhe u rrëzuan në ujë.
E duke mos ditur të notonin, dy humbën jetën e vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtohet nga ekipet e shpëtimit që në sekondën e fundit e nxorën nga uji. /Telegrafi/