Telegrafi

Adoleshenti vuante nga mbipesha, humbi mbi 50 kilogramë pa ushtrime e dieta – rrugën për në shkollë e bëri duke ecur (Video)

Një adoleshent nga Ohio në SHBA-ve, ka gjetur një mënyrë të përkryer për të humbur kilogramët e tepërt që për vite të tëra i kanë shkaktuar probleme.

Nxënësi Michael Watson ka publikuar në profilin e tij në Facebook, fotografitë e rezultatit të humbjes së peshës, transmeton Telegrafi.

Pas shumë viteve probleme me mbipeshën, Michael vendosi të ndryshojë mënyrën e jetës. Megjithatë nuk praktikoi ushtrimet në palestër apo ndonjë lloj diete, thjesht rrugën për në shkollë e bëri duke ecur pavarësisht kushteve klimatike.

E pasi që ishte këmbëngulës dhe për asnjë ditë nuk e ndryshoi rutinën, ai arriti që të humb mbi 50 kilogramë, dhe tani thotë se planifikon të diplomojë dhe të vazhdojë jetën si një djalosh plotësisht i shëndetshëm. /Telegrafi/